Marotta qetëson tifozët e Interit për Icardin

Marotta qetëson tifozët e Interit për Icardin

14 January 2019 21:30

Drejtori sportiv i Interit, Giuseppe Marotta, ka qetësuar tifozët në lidhje me të ardhmen e sulmuesit Mauro Icardi.

Së fundi është folur se lojtari nuk e ka pranuar kontratën e re nga “ziekaltërit” duke kërkuar pagë më të madhe.

“Tifozët nuk duhet të shqetësohen dhe nuk ka nevojë të flitet për këtë. Nuk do të ketë probleme pasi të dyja palët duan të vazhdojnë së bashku dhe kjo është pozitive”, deklaroi Marotta.

Icardi ka kontratë me Interin deri në vitin 2021.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme