Sport

Një refer si Lata

Latif Demolli e kishte të shkurtër karrierën si boksier. Vetëm tre vjet i zgjati ajo në klubin më të suksesshëm në Kosovë, Prishtina. Për periudhën 1980-1983, Demolli boksoi jashtë shtetit të atëhershëm vetëm në dy raste, në Itali dhe Hungari.

Por si refer në ring dhe gjyqtar jashtë tij, punë që e bën tash e 35 vjet, Demolli ka qenë në gati çdo shtet të Evropës.

"Kam referuar edhe në Azi dhe Afrikë. Këtë mundësi nuk do ta kisha nëse nuk do të isha pjesë e sportit. Si boksier kam boksuar në Hungari dhe Itali, por si refer e gjyqtar kam referuar në 90 për qind të shteteve të Evropës", thotë me mburrje Lata.

Dhe ai ka pse të mburret. Është gjyqtari me thirrjen më të lartë dhe më i dekoruari në dekadat e fundit... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)