Gattuso: Higuaini ka vendosur për të ardhmen Foto: Reuters

Gattuso: Higuaini ka vendosur për të ardhmen

12 janar 2019 22:18

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso ka konfirmuar se Gonzalo Higuain dëshiron largimin në këtë afat kalimtar.

Higuain nuk pati ndonjë ndikim në fitoren prej 0-2 të Milanit, në vazhdime, ndaj Sampdorias në Kupën e Italisë dhe Gattuso nuk e ka mohuar se “El Pipita” dëshiron të transferohet te Chelsea, transmeton Koha.net.

“Kemi një marrëdhënie shumë të sinqertë, i themi gjërat në fytyrë. Është një sinqeritet i madh. Kur një lojtar merr një vendim, është e vështirë t’ia ndryshosh mendjen. Momentalisht ai është lojtar i Milanit, dhe jemi duke e mbajtur fort. S’e di se çfarë do të ndodhë”, ka thënë ai.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme