Milani ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Italisë pas një fitore të vështirë në udhëtim te Sampdoria.
“Rossonerët” arritën të kualifikohen në çerekfinale vetëm në vazhdime duke fituar 0-2, pasi koha e rregullt përfundoi 0-0, transmeton Koha.net.
Ishte Cutrone ai që shënoi të dy golat për mysafirët, në minutat 102 dhe 108.
Në çerekfinale Milani e pret fituesin e takimit Napoli – Sassuolo.