Sport

Përfaqësuesi i Kosovës nuk e ka shkelur kurrë borën e saj

Përfaqësuesi i Kosovës nuk e ka shkelur kurrë borën e saj
 

Albin Tahiri ishte i vetmi skitar i Kosovës në lojërat olimpike dimërore "PyeongChang 2018", që ishin të parat për vendin. Tahiri, 29-vjeçar, do të vazhdojë ta përfaqësojë Kosovën në gara të mëdha të skijimit alpin. Tani është duke u përgatitur për Kampionatin Botëror që prej 5 deri më 17 shkurt mbahet në Are të Suedisë.

Ka afro një dekadë që Tahiri garon për Kosovën. Garën e fundit e ka zhvilluar dhjetë muaj më parë, në mars të vitit të kaluar. Ai ka garuar në Slloveni, vend në të cilin edhe jeton. Ndërkohë në vendin të cilin e përfaqëson që nga 12 dhjetori i vitit 2009, në Kosovë, nuk ka garuar asnjëherë. Ka një shpjegim për këtë, shkruan sot Koha Ditore.