Sport

Kane vendos rekord të golave

Me golin e shënuar kundër Chelseat në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Ligës, Harry Kane ka vendosur rekord me skuadrën e tij, Tottenham.

Anglezi është bërë futbollisti i parë në histori të klubit nga Londra, që shënon 20 e më shumë gola në 5 sezone radhazi, transmeton KTV.

Rekordin për më së shumti gola brenda një sezoni, anglezi e vendosi në kampionatin e kaluar ku realizoi 41 gola në 48 ndeshje.

24 vjecari, këtë sezon ka shënuar 20 gola në të gjitha garat, kurse ka 160 gola për Tottenhamin dhe është shënuesi i katërt më i mirë në histori.

Forma e mirë e Harry Kanet, ka bërë që për të, të interesohet disa klube të mëdha, e më së shumti Real Madridi.