Sport

Keitas i duhet ende kohë për t’u adaptuar te Liverpooli

Trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp, ka pranuar se mesfushori Naby Keita ende nuk e ka treguar formën për të cilën është blerë për 65 milionë euro nga RB Leipzigu.

23-vjeçari që iu bashkua Liverpoolit para fillimit të këtij edicioni, ka 18 paraqitje në të gjitha garat.

Por ai nuk është aktivizuar fare në tri ndeshjet e fundit kampionale të Liverpoolit, përfshirë këtu edhe në ndeshjen humbur nga Manchester City (2:1). Keita e nisi edicionin në mënyrë premtuese, por disa lëndime e ndalën.

Klopp e ka parasysh këtë dhe është i gatshëm t'i japë kohën e nevojshme atij për t'u adaptuar te Liverpooli... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)