Futbollisti francez ende nuk ka arritur të adaptohet në skuadrën madrilene.
Thomas Lemar ka hapur një debat të madh në Spanjë, nëse shifra që është paguar për të ka qenë e mbivlerësuar.
Francezi që u ble jo pak por 70 milionë euro nga Monaco në verën e kaluar nuk po bind në fushë duke shfaqur edhe dyshime për trajnerin Diego Simeone.
Edhe në ndeshjen e fundit me Sevillan, lojtari u zëvendësua në minutë e 60-të pa lënë gjurmë në fushë dhe mësohet se drejtuesit po mendojnë edhe ta shesin.
Tek Atletico presin një sinjal nga lojtari për pjesën e mbetur të sezonit dhe nëse situata nuk ndryshon shitja e tij duket e pashmangshme teksa ka ekipe të Premier Liga që e pëlqejnë lojtarin francez.