Sport

Robben e Herrera në radarin e Interit

Descriptive Text

Pasi e ka mbyllur praktikisht çështjen Godin, Interi vijon të studiojë tregun për futbollistët me kontratë të skaduar me skuadrat respektive.

Sipas të përditshmes italiane “Gazzetta dello Sport”, klubi zikaltër po monitoron me kujdes situatën e Hector Herrerës dhe të Arjen Robbenin, që janë drejt largimit nga Porto dhe Bayern Munchen, në fundin e sezonit.

Me ardhjen e Beppe Marottës në bordin drejtues, Interi ka vendosur të ndërtojë një skuadër, ku të ndërthurë lojtarët e rinj me ata me eksperiencë e personalitet.

Ideja është që këta lojtarë me eksperiencë të ndihmojnë ata më të rinj në moshë në ndeshjet më të vështira, transmeton TCH.

Kështu, për Robben askush nuk mund t’i kërkojë që të luajë më shumë se 30 ndeshje si titullar. Holandezi duket më i përshtatshëm për t’u aktivizuar në sfidat kyçe të sezonit. Ndryshe është rasti i Hektor Herrerës, që është 28 vjeç. Mesfushori kërkon të largohet nga Porto dhe mund të jetë njeriu i duhur për Interin në këtë repart.

Por, Marotta po punon për të sjellë edhe emra të tjerë në skuadër, siç është Barella që pëlqehet edhe nga Chelsea, apo Milinkoviq-Saviq që në qershor mund të lërë Lazion.