Sport

Shaw: Solskjaer krejtësisht ndryshe nga Mourinho

Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Luke Shaw kalavdëruar trajnerin e tij të ri Ole Gunnar Solskjaer pasi ka sjellë në klub atmosferën e mirë.

Solskjaer e zëvendësoi Mourinhon para Krishtlindjeve, derisa ka shënuar tri fitore radhazi që kur ka zëvendësuar portugezin, duke shënuar 12 gola e pranuar vetëm tre, transmeton Koha.net. Norvegjezi ka marrë lëvdata të mëdha për rikthimin e stilit ofansiv në Old Trafford.

“Ole ka një stil krejtësisht ndryshe, dhe ne po adaptohemi dhe po kënaqemi me të dhe kjo është kryesorja. Ka një lëvizje fantastike në klub pas ardhjes së tij. Ole është shumë pozitiv dhe miqësor dhe e njeh këtë klub shumë mirë pasi ishte për shumë kohë këtu. Të gjithë e mbështesim dhe duam më të mirën për të ashtu si ai për ne. Duhet të punojmë të gjithë së bashku dhe të vazhdojmë të fitojmë”, është shprehur Shaw për Sky Sports.