AC Milan është shumë afër të arrijë marrëveshje me sulmuesin Luis Muriel.
Sipas asaj që thuhet në mediet italiane, sulmuesi kolumbian Luis Muriel është shumë afër transferimit tek skuadra rosonore.
Thuhet se rosonerët kanë arritur marrëveshje me lojtarin, dhe tani ju mbetet vetëm të arrijnë marrëveshjen me klubin e Sevillas, transmeton KosovaPress.
Sevilla dëshiron një marrëveshje ku është obligative blerja e lojtarit, ndërkohë Milani dëshiron të vendos në fund të sezonit për blerjen përfundimtare.