Sport

Sarri: Racizmi është luftë kundër budallenjve

Foto: Reuters

Në mbrojtje të futbollistëve që preken nga abuzimet racore ka dalë edhe trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, i cili e ka cilësuar racizmin si luftë kundër njerëzve budallenj.

Ai, këto komente i ka bërë menjëherë pas ndeshjes Inter-Napoli në “San Siro”, ku trajneri i ish-skuadrës së napolitanëve u mposht nga “Ziekaltrit”, transmeton KTV.

Edhe tifozët e Chelseat i kishte emëruar njësoj tekniku italian, pasi ata, po ashtu, kishin përdorur fyerje në baza racore në duelet kundër Watfordit së fundmi dhe Manchester Cityt e Vidit.

Në krah të Koulibalyt kanë dalë edhe bashkëlojtari i tij, Dries Mertens, kapiteni i Interit, Mauro Icardi, si dhe Kwadwo Asamoah.