Sport

Ademi: “Fadil Vokrri” do të rritet

Descriptive Text

Kryetari i Federatës së futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka qenë i ftuar të dielën në Sportin Total të KTV-së, ku ka folur për shumë çështje.

Ai ka deklaruar se pas interesimit të madh që kanë pasur për të parë ndeshjet e Kosovës në “Fadil Vokrri”, janë duke e bërë projektin që ta rrisin kapacitetin e stadiumit në kryeqytet.

Mospagesa me rregull e punëtorëve të stadiumit ‘Fadil Vokrri”, sipas Ademit, duhet të rregullohet nga Komuna e Prishtinës e cila është pronare e stadiumit, ndërkohë ka theksuar se FFK-ja i ka paguar punëtorët me mëditje kur ka luajtur Kosova.

Vitin 2018, i pari i shtëpisë së futbollit kosovar e ka ndarë në dy periudha, të dhimbjes pas vdekjes së Fadil Vokrrit dhe të krenarisë, pas suksesit që pati Kosova në Ligën e Kombe.

Ademi ka paralajmëruar ardhje të reja te Kosova, e cila sipas tij, është bërë joshëse më shumë sesa Shqipëria.

Ndërtimin e 6 fushave me bari sintetik brenda katër muajve, e ka quajtur sukses të madh, ndërkaq ka paralajmëruar se 6-të të tjera do të ndërtohen në vitin 2019 dhe sipas tij, nuk janë të rrezikshme për lëndimin e lojtarëve.

Ademi ka zbuluar dy projektet më të mëdha që do të ndodhin në vitin 2019.

Ai është i bindur se në muajt e parë të vitit të ri, do të nisë edhe ndërtimi i stadiumit Kombëtar, i cili do të ndërtohet në Korroticë të Drenasit.

Ademi beson shumë edhe në kualifikimin e Kosovës në Kampionatin Evropian të vitit 2019.

Në fund, kryetari i FFK-së, e ka pranuar se mediat nuk kanë kushtet të mira për punë, por ka premtuar angazhim që të krijohen kushte më të mirë në stadiumet kosovare.