Solskjaer: Futbolli është i lehtë të luhet kur ke lojtarë të mirë Foto: Reuters

Solskjaer: Futbolli është i lehtë të luhet kur ke lojtarë të mirë

22 December 2018 23:24

Ole Gunnar Solskjaer është ndarë shumë i lumtur me debutimin e tij si trajner i Manchester Unitedit.

Skuadra e tij e mposhti Cardiffin me rezultatin prej 1 me 5, që është hera e parë që nga viti 2013 që Unitedi shënon pesë gola në Premier Ligë, e cila korrespondon me ndeshjen e fundit të Alex Fergusonin në krye të “Djajve të Kuq”, transmeton Koha.net.

Solskjaer thotë se futbolli është i lehtë të luhet kur ke në dispozicion lojtarë të mirë, siç i ka ai.

“Futbolli është i lehtë të luhet kur ke lojtarë të mirë”, është shprehur Solskjaer për BT Sport. “Është një grup fantastik i lojtarëve dhe kualiteti i tyre është i pabesueshëm”.

Ai ka zbuluar edhe këshillën e Wayne Rooneyt për të, kur e mori drejtimin e Unitedit para pak ditësh duke e zëvendësuar Mourinhon.

“Arrita të mërkurën në mbrëmje dhe me lojtarët u takova vetëm të enjten e të premten. Rooney më shkroi dhe më dha një këshillë, prandaj është merita e tij. Ai më tha që t’i bëja lojtarët që të luajnë futboll, të kënaqen dhe të jenë thjesht Manchester United”, është shprehur trajneri norvegjez.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme