Sport

Traore po arsyeton nofkën “Usain Bolt”

Descriptive Text

Nuk duhet shumë kohë për të kuptuar se për çfarë arsye Adama Traore fitoi nofkën "Usain Bolt".

Dhe këtë e fitoi derisa po zhvillohej si lojtar në akademinë "La Masia" të Barcelonës, transmeton Koha Ditore.

Ai është një futbollist aq i shpejtë saqë ish-kampioni olimpik i sprintit Darren Campbell - këshilltar te Middlesbrough - e kishte këshilluar Traoren që të ngadalësonte gjatë lojës.

22-vjeçari këtë edicion rregullisht arrin shpejtësinë deri në 22 kilometra në orë me fanellën e Wolverhamptonit derisa vrapon përgjatë krahut të djathtë si sulmues. Rekordi i Boltit ishte 27.8 kilometra në orë, por xhamajkani asnjëherë këtë nuk e ka bërë duke dribluar me topin për t'iu shmangur mbrojtësve kundërshtarë. Ai thjesht ka vrapuar i papenguar në shtegun e atletikës derisa Traore gjithmonë ka pengesa para vetes, por sërish arrin shpejtësi të madhe.

"Gjithmonë kam qenë i shpejtë, prej kur isha fëmijë", thotë Traore, që këtë vit u transferua te Wolverhamptoni nga Middlesbrough për 20 milionë euro dëmshpërblim. "Njerëzit po mendojnë se po vrapoj shpejt në fushë, por mua po me duket ngadalë, pasi e di që mundem edhe më shpejt se kaq".

Traore është i bindur se deri në fund të këtij edicioni do ta arrijë shpejtësinë deri në 25 kilometra në orë. Sipas tij, problemi është se kundërshtarët nuk po e motivojnë të vrapojë më shpejt. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).