Bayern Munichu nuk guxon të bëj gabim, në mënyrë që të mbes në hap me Dortmundin për të luftuar për titull të kampionit.
Bavarezët që e synojnë fitoren e pestë rresht në Bundesligë, të shtunën në ora 18:30 do të udhëtojnë te Eintracht Frankfurti, transmeton KTV.
Trajneri Niko Kovaq është përballur me një sezon të vështirë, megjithatë, është kthyer në formë të mirë.
Golashënuesi më i mirë në Evropë për momentin, Lewandowski, herën e fundit kur u përballë me këtë skuadër në Superkupën e Gjermanisë, shënoi het-trik, derisa Bayerni fitoi 5:0.
Kampioni gjerman në fuqi nuk ka humbur asnjë ndeshje garuese kundër Frankfurtit në “Commerzbank Arena”, që prej marsit të vitit 2010.
Sidoqoftë, skuadra e udhëhequr nga Niko Kovaq duhet të ketë kujdes nga sulmi i mirë i Frankfurtit, skuadër të cilën e udhëhoqi në dy vitet e kaluara, duke i ruajtur ata nga rënia nga liga në vitin 2016.