Arber Zeneli i lumtur për çmimin “Lojtari i Vitit”

Arber Zeneli i lumtur për çmimin “Lojtari i Vitit”

20 December 2018 20:41

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës dhe i Heerenveenit, Arber Zeneli sot është shpallur “Lojtari i Vitit” nga FFK-ja dhe për këtë është shumë i lumtur.

Në një postim në Instagram ai ka falënderuar familjen, e shokët e tij, pa të cilët thotë se ky sukses i tij do të ishte i pamundur, transmeton Koha.net.

“Çfarë mbrëmje! U zgjodha Lojtari i Vitit 2018. Dua të falënderoj familjen dhe miqtë. Por, gjithashtu dhe lojtarët dhe stafin e Kosovës dhe të Heerenveenit. Pa ju s’do të ishte e mundur”, ka shkruar Zeneli, që gjithashtu ka shpërndarë një foto me familjen e tij.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme