Sport

Komuna e FFK-ja merren vesh për stadiumin pa klubin Prishtina që pretendon se ka hise

Komuna e FFK-ja merren vesh për stadiumin pa klubin Prishtina që pretendon se ka hise
 

Stadiumi i qytetit të Prishtinës, së fundi i emërtuar "Fadil Vokrri", do të bashkëmenaxhohet nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) dhe Komuna e Prishtinës, që është pronare, shkruan sot Koha Ditore.

Marrëveshja për menaxhim, të paktën deri në përfundim të ciklit kualifikues për evropianin e vitit 2020, është arritur të hënën në selinë e FFK-së. Marrëveshja është miratuar edhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), që ndau pjesën më të madhe të rreth 9 milionë eurove për rinovim të stadiumit.