Talenti i Ajaxit është futbollisti më i mirë i ri i vitit.
Çmimi Golden Boy për vitin 2018 shkon për talentin e Ajaxit të Amsterdamit Matthijs de Ligt, shkruan Ksp.
Qendërmbrojtësi i ekipit holandez është shpallur lojtari më premtues në Evropë nën moshën 21-vjeç.
19-vjeçari gjatë këtij viti ka qenë një prej lojtarëve më të mirë edhe në formacionin e kombëtares holandeze.
Vitin e kaluar këtë çmim e fitoi Kylian Mbappe ndërsa në të shkuarën Golden Boy e ka bërë të tijin edhe Lionel Messi.
Në garën për Golden Boy 2018, De Ligt mposhti bashkëkombësin e tij Justin Kluviert, djalin e legjendës holandeze Patrick Kluivert i cili aktualisht aktivizohet te Roma në Itali, por edhe emra të tjerë të rëndësishëm si Trent Alexander-Arnold i Liverpoolit, Patrick Cutrone i Milanit e Vinicius Junior i Real Madridit.