Sport

Van Dijk lavdëron Shaqirin, ai mund ta vendos titullin në Premier Ligë

Virgil van Dijk beson se shfaqjet e Xherdan Shaqirit mund të jenë një përbërës jetik në luftën e Liverpoolit për titullin.

Shaqiri, erdhi nga stoli për të shënuar një dy golësh të dielën, duke vulosur një fitore 3-1 ndaj rivalëve të hidhur të Manchester United, shkruan kp.

27-vjeçari tani ka pesë gola në 13 paraqitje të Premier Ligës që kur është bashkuar  me Reds nga Stoke dhe Van Dijk ka qenë një tifoz që nga goditja spektakolare e Shaqirit në triumfin miqësor para sezonit kundër Unitedit në Shtetet e Bashkuara.

"Në fund, Shaqa i madh erdhi dhe bëri punën për ne. Ai është një lojtar fantastik", tha qendërmbrojtësi për faqen zyrtare të Liverpool.

"Ai e tregoi atë që nga ndeshja e parë kundër Manchester United në Amerikë. Ai është diçka ndryshe”, u shpreh ndër tjerash Van Dijk.

Fitorja e djeshme ishte e para për Liverpooli në ndeshje  që nga marsi i vitit 2014 në Premier League dhe Van Dijk ishte i kënaqur për këtë gjë.

"Ishte e veçantë," tha ai. "Kishte shumë kohë më parë që ne nuk fitonim dot ndaj tyre në shtëpi”, përfundoi ai.