Diego Simeone e ka identifikuar Gianluigi Donnarumman si njeriun me të cilin dëshiron ta zëvendësojë Jan Oblakun tek Atletico Madridi, thotë Don Balon.
Raportohet se PSG-ja është duke udhëhequr garën për të siguruar shërbimet e portierit Oblak, i cili vlerësohet si njëri ndër më të mirët në botë pas formës së jashtëzakonshme për disa vite radhazi te klubi spanjoll, transmeton Koha.net.
Derisa shumë klube po synojnë transferimin e 25 vjeçarit, Atletico po shikon mundësitë për zëvendësuesin e tij.
E Donnarumma, 19 vjeçar, është lidhur me një largim nga San Siro, e këtë situatë dëshiron ta shfrytëzojë këtë situatë.