Distria Krasniqi e artë në Kinë, të gjitha luftërat i fiton me Ippon

Gjakova e Argjendtë në Kinë

15 December 2018 10:35
11:53

Nora Gjakova ka fituar Medaljen e Argjendtë në Masters të Kinës pasi është mposhtur në finale nga kampionia botërore Yoshidan e Japonisë.

Në rrugëtimin drejt finales Gjakova mposhti Telma Monteiron, japonezën Tamoki dhe në gjysmëfinale eliminoi kanadezen Climkait.

10:35

Distria Krasniqi e artë në Kinë, të gjitha luftërat i fiton me Ippon

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka marrë të artën në mastersin e Kinës, garë elitare në të cilën deri tani nga Kosova kishte medalje vetëm xhudistja me nam, Majlinda Kelmendi.

Krasniqi ka mposhtur me Ippon xhudisten japoneze, Ami Kondo.

Lexo edhe: Krasniqi e Gjakova sigurojnë medalje që deri tash kishte vetëm Kelmendi, në garë për të artën

Rruga e Krasniqit deri te kjo medalje në mastersin e Kinës, kaloi përmes koreanenes Yang, mandej mposhti rusen Dolgova e në gjysëmfinale slovenen Stangar.

E veçanta është se të gjitha luftërat ajo i fitoi me Ippon.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme