Sport

Chelsea ndan pikët me Mol Vidin

Chelsea e ka mbyllur me barazim fazën e grupeve në Ligën e Evropës.

Klubi anglez barazoi në udhëtim te Mol Vidi me rezultat prej 2 me 2, transmeton Koha.net.

Willian e Giroud shënuan për Chelsean. Kurse për vendasit shënoi Nego, e një autogol ishte i Ampadusë.

Përkundër barazimit Chelsea mbetet lider i Grupit L me 16 pikë, kurse Mol Vidi në vendin e tretë ka 7 pikë. Në vendin e dytë Bate ka 9 pikë, kurse PAOK-u në vendin e fundit ka vetëm 3 pikë.