Sport

Rashica ka nisur të bindë te Werderi

Milot Rashica ende nuk ia ka dalë të stabilizohet te Werder Bremeni, por në klubin gjerman së fundi kanë nisur të binden se reprezentuesi i Kosovës është i vlefshëm.

Mesfushori i krahut të premten startoi për Werderin që fitoi 3:1 ndaj Fortuna Duesseldorfit në kuadër të javës së 14-të të Bundesligës gjermane. 22-vjeçari luajti deri në minutën e 76-të.

Ai është paraqitur në shtatë ndeshje këtë edicion, ndërsa ka një gol e një asistim. Kishte kohë këtë edicion kur Rashica nuk grumbullohej fare me skuadrën. Dhe atë kohë ylli kosovar e ka shfrytëzuar për të përmirësuar pjesë të lojës për të cilat është kritikuar.

Kjo është pëlqyer nga trajneri i Werder Bremenit, Florian Kohfeldt, që të premten ia dha rastin për herë të parë nga fillimi, në këtë edicion... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)