Në kuadër të Kupës së Kosovës në futboll sot janë zhvilluar edhe katër ndeshje, me ç’rast edhe janë mësuar çerekfinalistët.
Biletën për në çerekfinale e kanë prerë Ferononikeli, Ballkani, Trepça ’89, e Kika, transmeton Koha.net.
Feronikeli e mposhti me rezultat bindës Dukagjinin, 4 me 0. Kurse Ballkani shënoi fitore prej 3-0 ndaj Gjilanit në Therandë.
Dy ndeshje shkuan në vazhdime Trepça ’89 – Flamurtari, e Kika – Istogu, me këtë të fundit që u vendos në penalti.
Në “Riza Lushta” të Mitrovicës, klubi mitrovicas u kualifikuar në çerekfinale duke fituar në vazhdime me rezultat prej 3-0, pasi koha e rregullt kishte përfunduar 0-0.
Diëara, Hyshemiri dhe Pira ishin ata që i siguruan kualifikimin në çerekfinale klubit nga Mitrovica.
Kurse në përballjen ndërmjet Kikës dhe Istogut rezultati pas kohës së rregullt ishte 2 me 2. Dhe çerekfinalisti, që ishte Kika, u vendos vetëm pas ekzekutimit të penaltive.
Vendasit u treguan më të mirë në penalti duke fituar ato 3 me 1.
Kurse dje në çerekfinale u kualifikuan Drita, Prishtina, Vëllaznimi dhe Ferizaj.
-
9 dhjetor 2018 16:19
-
Shpërndaje në: