Sport

Një javë plot befasi për basketbollistin perspektiv

Një javë plot befasi për basketbollistin perspektiv
 

Kur Meriton Ismaili (197 cm), e pa emrin e tij në listën e Përfaqësueses A të Kosovës në basketboll, nuk po mund të besonte.

Ai ishte njëri prej 14 basketbollistëve që përzgjedhësi Damir Mullaomeroviq e kishte ftuar për ndeshjet me Rumaninë dhe Maqedoninë, në kuadër të parakualifikimeve për "Eurobasket 2021", shkruan sot Koha e Ditore.