Prishtina nuk po e shijon dominimin në Kosovë Foto: Ilustrim

Prishtina nuk po e shijon dominimin në Kosovë

Tahir Sopi 08 December 2018 10:22

Ndeshjen e shkuar kundër kampionit në fuqi, kurse të radhës, të dielën (nesër), kundër përcjellësit të parë në tabelë. Ky është orari i klubit të basketbollit Z Mobile Prishtina.

Në letër duket javë e ngarkuar për Prishtinën, por në realitet është krejt ndryshe. Prishtina e stërpërforcuar për gara evropiane me gjashtë të huaj dhe me vendorët më të mirë po shkel këdo që po i del përpara. Në fakt, sipas lojtarit më të mirë të Prishtinës, Dardan Berisha, problemi më i madh i skuadrës së tij është të gjejë motivin kur luan në kampionatin e Kosovës, transmeton Koha Ditore.

"Po e kemi shumë të vështirë të gjejmë motiv, derisa skuadrat e tjera po kanë dyfish motiv kur po luajnë me ne. Por ne jemi profesionistë dhe duhet të gjejmë disi motivin dhe të fitojmë, duke dëshmuar që kemi ekipin më të mirë këtë edicion", ka thënë Berisha të premten për gazetën.

Të enjten, Prishtina që është skuadra me më së shumti trofe në Kosovë, fitoi derbin në Prizren ndaj Bashkimit, që është kampion në fuqi. Në tre çerekët e parë Bashkimi rezistoi dhe në të shumtën e kohës ishte në avantazh, por në të katërtin, Prishtina e udhëhequr nga Berisha dhe Khalid Boukichou shkatërruan vendasit dhe fituan me 24 pikë epërsi (103:79). (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme