Sport

WBC-ja urdhëron për rimeç direkt Wilder – Fury

Descriptive Text

WBC-ja ka marrë vendim që të zhvillohet një rimeç direkt ndërmjet Deontay Wilderit dhe Tyson Furyt, raporton Sky Sports.

Fury ishte rrëzuar dy herë në meçin e zhvilluar javën e kaluar në Los Angelos, megjithatë kishte zhvilluar një ndeshje të jashtëzakonshme me shumë analistë që kishin thënë se britaniku ka merituar të fitojë, transmeton Koha.net.

Promoteri Frank Warren dhe Bordi i Kontrollit e Boksit Branitik kishin planifikuar që të bënin një ankesë zyrtare pasi gjyqtari meksikan Alejandro Rochin kishte vendosur pikët në favor të Wilderit 115-111.

Megjithatë, “World Boxing Council (ËBC)” të premten ka lëshuar një komunikate ku bën thirrje për një rimeç direkt ndërmjet tyre.

“WBC-ja ka bërë një votim përmes bordit, gjë që rezultoi me një pajtim unanim për të sanksionuar një rimeç të drejtpërdrejtë ndërmjet kampionit të WBC-së, Deontay Wilder dhe Tyson Furyt. Të dy boksierët kanë sjellë një nga luftërat më të mira në boksin e rëndë që kemi parë kohëve të fundit, e cila ka krijuar kërkesa të jashtëzakonshme popullore nga tifozët për të parë një rimeç”, thuhet në komunikatë, përcjell Koha.net.

Më tutje thuhet se, “WBC-ja është e lumtur të konfirmojë se një rimeç direkt është aprovuar dhe do të krijojë një vendim i cili do të marrë në konsideratë edhe statusin e detyrueshëm të divizionit. Edhe njëherë do të donim të urojmë Deontay Wilderin dhe Tyson Furyn për betejën e jashtëzakonshme në ring, dhe shembullin e sportivitetit pas meçit”.