Manchester Unitedi ka arritur të marrë një pikë në udhëtim te Southamptoni, duke barazuar 2 me 2.
Vendasit e nisën për mrekulli takimin duke krijuar epërsi të dyfishtë brenda 20 minutave, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArmstrong shënoi golin e parë për vendasit në minutën e 13. Kurse një supergol nga gjuajtja e lirë shënoi Soares në minutën e 20.
Megjithatë, Unitedi u kundërpërgjigj për mrekulli duke arritur të barazojë shifrat në pjesën e parë.
Lukaku e Herrera shënuan golat për të barazuar rezultatin, pas asistimeve nga Rashfordi.
Pas këtij barazimi Unitedi në vendin e shtatë ka 22 pikë, kurse Southamptoni në vendin e 18 ka 9 pikë.