Entuziazmi ishte i madh te klubi i futbollit KEK-u dhe ai i basketbollit Lipjani në fund të edicionit të shkuar, kur u konfirmuan si kampionë në ligat e para të sporteve që u përkasin.
KEK-u po kthehej në elitën e futbollit të Kosovës pas gjashtë vjetësh, derisa Lipjani për herë të parë në historinë e vet po e shijonte Superligën e basketbollit. Mirëpo, ky entuziazëm është shuar plotësisht ende pa përfunduar pjesa vjeshtore e këtij edicioni, shkruan sot Koha Ditore.
Si KEK-u ashtu edhe Lipjani renditen në pozitat e fundit në tabelë. Pak a shumë e njëjtë është situata edhe në dy sportet e tjera kolektive në Kosovë, në volejboll dhe hendboll, ku skuadrat e inkuadruara në elitë "mbajnë fundin" e tabelës.
Pas 16 xhirove, KEK-u ka tubuar vetëm një pikë në Superligën e Kosovës, falë një barazimi. Ndërsa, Lipjani pas 10 xhirosh ka 11 pikë që ia sigurojnë nëntë humbjet dhe fitorja e vetme. Kjo skuadër ndryshe nga KEK-u ka bërë edhe investime në lojtarë e trajnerë të huaj, por bazën e vendorëve e kishte të dobët dhe dështoi.
Aktualisht ka tre basketbollistë të huaj: Maurice Williams, Aleksander Dubovitskii e Stacey Lambert. Më herët kishte edhe trajner të huaj.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).