Sport

Sevilla merr kreun në Spanjë

Sevilla ka marrë kreun në Spanjë duke shfrytëzuar gabimet e Barcelonës e Atletico Madridit.

Me rezultat 1 me 0, Sevilla fitoi ndaj Valladolidit në kuadër të xhiros së 13-të në La Ligë për të kaluar në pozitën e parë. Golin e vetëm e shënoi Andre Silva.

Në tabelë, Sevilla ka 26 pikë, një më shumë se Barcelona e dy më shumë se Atletico.