Sport

Feronikeli nuk shfrytëzon gabimin e Prishtinës, barazon me Dritën

Descriptive Text

Feronikeli nuk ka arritur më shumë se një barazim si mysafir i Dritës, duke mos shfrytëzuar barazimin e Prishtinës me Ferizajn për të marrë kreun e Superligës.

Dy ekipet barazuan në Gjilan 1 me 1.

Lapidar Lladvroci kaloi Feronikelin në epërsi në fund të pjesës së parë teksa Bujar Shabani barazoi gjithçka në pjesën e dytë.

Në tabelën e Superligës, pas 16 ndeshjeve Feronikeli është i dyti me 36 pikë, një më pak se lideri Prishtina. Drita është në pozitën e pestë me 23 pikë.