Sport

Liverpooli vazhdon ndjekjen e Cityt

Liverpooli vazhdon ndjekjen e Cityt
 

Liverpooli ka mposhtur Watfordin me rezultat 3 me 0 për të mbetur në hap me Manchester Cityn që po shkel çdo gjë para vetes.

“Të kuqtë” fituan takimin në pjesën e dytë kur nisën serinë e golave. Fillimisht ishte Mohamed Salah që realizoi golin e parë, ndërsa mbrojtësi anglez Alexander Trent-Arnold realizoi nga gjuajtja e lirë për 2 me 0. Golin e fundit në këtë takim e shënoi Roberto Firmono.