Sport

Prishtina ndalet me barazim nga Ferizaj në krizë

Prishtina ka barazuar pa gola me Ferizajn për t’i dhënë rast Feronikelit që të marrë kreun e Superligës së Kosovës.

Kryeqytetasit kishin pak raste shënimi ndaj Ferizajt në krizë për rezultate dhe tani kanë 37 pikë në pozitën e parë që mund të merret nga klubi nga Drenasi nëse mposht Dritën në derbin e kësaj jave.

Ferizaj me këtë barazim gjendet në pozitën e 11 me 15 pikë.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar të premten, Drenica ka mposhtur Trepçën ’89 me rezultat 3 me 0.