Sport

Organizimi i ndeshjes Maqedoni - Kosovë jashtë Shkupit do të ishte politik

Organizimi i ndeshjes Maqedoni - Kosovë jashtë Shkupit do të ishte politik

Kosova do ta luajë në marsin e vitit 2020 ndeshjen gjysmëfinale të plejofit të Ligës D të Ligës së Kombeve kundër Maqedonisë, gjithnjë nëse këto skuadra nuk sigurojnë Evropianin 2020 përmes kualifikimeve të rregullta që nisin në pranverën e ardhshme, gjë që vlerësohet e vështirë.

Por qysh tash - një vit e gjysmë më herët, Maqedonia ka nisur ta shohë me rrezik ndeshjen kundër Kosovës. Dhe gjasat janë të mëdha që Federata e Futbollit e Maqedonisë (FFM) ndeshjen kundër Kosovës ta organizojë në ndonjë qytet tjetër me përbërje në shumicë maqedonase, e jo në Shkup.