Klubi i basketbollit, Prishtina, ka mësuar tre kundërshtarët në raundin e dytë të FIBA Europe Cup.
Klubi kosovar do të jetë në Grupin I të 16 më të mirëve bashkë me Oliver Wurzburgun e Gjermanisë, Szolnoki Olaj të Hungarisë dhe Karsiyakan e Turqisë.
Në fazën e ardhshme do të jenë katër grupe, ndërsa tutje do të kalojnë fituesit dhe vendet e dyta të secilit grup. Ndeshjet do të luhen më 12 dhe 19 dhjetor, 9 dhe 23 janar, 30 janar dhe 6 shkurt.