Sport

Shqipëria mbetet në Ligën C

Pavarësisht se mbeti e fundit në Grupin 1 të Ligës C në Ligën e Kombeve, Shqipëria ka shmangur rënien në Ligën D.

Pasi grupi i Shqipërisë kishte vetëm tri skuadra, kuqezinjtë u përfshinë në listën shtesë të përbërë nga pozitat e treta të katër grupeve. Ekipi më i dobët nga këto katër kombëtare iu është bashkuar tri ekipeve që përfunduan në pozitën e katërt në grupet 2, 3 dhe 4.

Këtë pozitë pas përfundimit të ndeshjeve e mban Qiproja me vetëm një pikë.