Katër skuadra të mëdha evropiane janë futur në garë për shërbimet e sulmuesit të Manchester Unitedit, kilianin Alexis Sanchez.
Bëhet e ditur se Juventus, PSG, Bayern Muenchen e Real Madrid po insistojnë në transferimin e Sanchezit në afatin kalimtar të janarit, shkruan “Don Balon” të hënën, transmeton “Koha Ditore”.
Sanchez nuk ka bindur me paraqitjet e tij këtë edicion te Manchester Unitedi dhe pritet të largohet në janar.
Ai ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2022.