Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shaqiri thotë se nuk shqetësohet nga kritikët

Futbollisti i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, është shprehur i vendosur kundër kritikëve të tij, duke thënë se trajneri Jurgen Klopp ka besim të plotë tek ai edhe pse nuk luan tërë ndeshjen.

“Shumë persona më kanë përqeshur kur u transferova te Liverpooli, pasi mendonin se nuk mund t’ia dal. Nuk kisha shumë minuta në fillim, por mbaja qetësinë. Duhet të punoja shumë, pasi e dija nga eksperienca ime te Bayern dhe Inter, andaj nuk u ndala dhe nuk do të ndalem. Do t’i shfrytëzoj minutat që m’i jep trajneri. Ai ka besim në mua dhe s’kam për çfarë të shqetësohem se ç’thonë të tjerët”, është shprehur futbollisti shqiptar për mediat gjermane, transmeton kp.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndryshe, Shaqiri këtë sezon kaloi në radhët e Liverpulit nga skuadra Stoke City për 15 milionë euro.