Sport

Unitedi i ofron Pellegrinit dyfish pagë më të lartë se Roma

Descriptive Text

Manchester Unitedi është i gatshëm që Lorenzo Pellegrinit t’i japë pagë dyfish më të lartë se që merr te Roma.

Jose Mourinho e dëshiron në radhët e veta mesfushorin e talentuar italian në afatin kalimtar të janarit, transmeton Koha.net.

Corriere dello Sport raporton se përfaqësuesit e Unitedit janë takuar të shtunën me agjentin e lojtarit, Giacomo Pocetta.

Unitedi është i gatshëm të paguajë klauzolën prej 30 milionë euro, derisa paga e tij aktuale prej 1 milion euro në sezon do të dyfishohet.