Sport

Kuka i lumtur me xhudistët kosovarë, tregon planet për garat e ardhshme

Kuka i lumtur me xhudistët kosovarë, tregon planet për garat e ardhshme

Driton Kuka, trajneri i Kosovës në xhudo, është shprehur tejet i lumtur me rezultatet e fundit të arritura nga xhudistët që ai udhëheq.

Pas garës së fundit në Hagë, ku Kosova me tre garues mori dy medalje, të bronztën me Distria Krasniqin dhe të argjendtën nga Akil Gjakova, Kuka ka treguar planet për garat tjera sivjet.