Sport

Ajaxi po ndihmon Guangzhou R&F të gjejë Cruyffin kinez

Në nëntorin e vitit të shkuar, ekipi i mesit të tabelës në Superligën e Kinës, Guangzhou R&F firmosi marrëveshje partneriteti me gjigantin e Holandës, Ajax. Synimi ishte zhvillimi i akademisë më të mirë të mundshme të futbollit të Kinës, që do të ndihmonte klubin, por edhe përfaqësuesen, duke nxjerrë lojtarët më të mirë të këtij vendi.

Ajaxi ishte përgjegjës që akademinë ta furnizojë me trajnerë derisa Guangzhou kishte garantuar ofrimin e kushteve më të mira të punës për talentet, duke filluar nga infrastruktura. Ky bashkëpunim ka bërë që te Kina të mendojnë se brenda një periudhe të shkurtër ky shtet do të prodhojë një Johan Cruyff, Dennis Bergkamp apo Patrick Kluivert të ardhshëm, të gjithë këta legjenda të futbollit holandez në periudha të ndryshme, shkruan sot Koha Ditore.

Ed Engelkes, i cili ka qenë trajner i ekipit të femrave tek Ajaxi për pesë vjet (2012-2017), po e mbikëqyr këtë projekt si drejtor teknik. Gjatë një periudhe pesëvjeçare, ai do të menaxhojë një grup të trajnerëve të Ajaxit, që do të bëjnë punën më të mirë të mundshme që kjo akademi në Kinë të ketë sukses. Plani është që ata të ndajnë njohuritë e tyre për zhvillimin e një akademie të të rinjve në nivel global, që përfshin zbulimin dhe zhvillimin e talenteve.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)