Paulo Dybala e ka bërë të qartë se nuk dëshiron të largohet nga Juventusi.
Argjentinasi ka pohuar se është i lumtur te “Zonja e Vjetër”, duke i mbyllur derën Manchester Unitedit dhe Bayernit, që kishin shprehur interesim për të, transmeton KTV.
“Tani për tani jam shumë i lumtur te Juventusi dhe fokusi është t’i fitojmë të gjithë titujt”, deklaroi Dybala.
25-vjeçari në këtë sezon, në 14 ndeshje me Juventusin, ka shënuar 6 gola dhe ka një asistim.