Sport

Sadiku thellësisht e dëshpëruar nëse s’merr pjesë në Botëror për shkak të vizës

 

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku ka thënë se do të dëshpërohet thellësisht nëse edhe një herë i pamundësohet pjesëmarrja në Botëror për shkak të vizës.

Sadiku bashkë me trajnerin e saj, Besim Brahimi dhe gjyqtarin ndërkombëtar, Latif Demolli, është dashur të nisen sot drejt New Delhit, ku po mbahet ceremonia hapëse. Ajo deri tash nuk ka marrë akoma vizën për të shkuar në Indi, ndërsa kjo është hera e dytë sepse edhe vitin e shkuar India, që s’e njeh shtetin e Kosovës, nuk i lëshoi vizën duke ia pamundësuar pjesëmarrjen në botërorin e juniorëve.