Sport

Në Udinese dëshirojnë të kenë më shumë lojtarë si Behrami

Drejtori teknik i Udineses, Daniele Prade ka vlerësuar lartë mesfushorin Valon Behrami.

Prade ka theksuar se në Udinese do të dëshironin të kishin më shumë lojtarë si mesfushori Behrami, transmeton Koha Ditore.

“Do të doja të kishim shumë lojtar si Valon Behrami në grup. Kemi shumë lojtar të mirë dhe të rinj që kanë cilësi të mira”, ka thënë të martën Prade për televizionin zyrtar të skuadrës italiane.

Behrami 33-vjeçar është kapiten i Udineses. Këtë edicion ka luajtur nëntë paraqitje në Serie A. Behrami edhe në disa klube tjera është vlerësuar lartë.