Daniele Rugani raportohet se do të largohet nga Juventusi në janar.
Sipas “Express” ai është i hapur për kalim në Angli.
Në Premier Ligë Arsenali dhe Chelsea raportohet se kanë shprehur interesim për mbrojtësin, që është frustruar me minutazhën e pakët këtë sezon.
24-vjeçari ka kontratë deri më 2021 me Juven.