Sport

Llapi çdo rezultat pos fitores ndaj kampiones e quan dështim

Llapi çdo rezultat pos fitores ndaj kampiones e quan dështim
 

Drita është kampione në fuqi e Kosovës në futboll, por nuk po ngjall shumë frikë te skuadrat që synojnë ta zëvendësojnë atë në fund të edicionit 2018/19. Kështu te Llapi vlerësojnë se barazimi eventual ndaj kampiones do të ishte rezultat jo i suksesshëm.

Llapi e pret Dritën të shtunën (sot, 13:30) në stadiumin "Zahir Pajaziti" në Podujevë, në derbin e javës së 15-të të Superligës së Kosovës në futboll.