Sport

Nënkryetari u këndon lojtarëve për fitoren, Josa kërkon seriozitet

Futbollistë dhe zyrtarë të klubit Prishtina festuan gjatë fitoren kundër Feronikelit (0:1). Festën e nisur të mërkurën pasdite në stadiumin "Rexhep Rexhepi" në Drenas e vazhduan në një lokal të Prishtinës deri në orët e hershme të së enjtes. Me fitoren në Drenas, Prishtina u ngrit në vendin e parë.

Por është trajneri Mirel Josa që nuk pajtohet me festën e hershme, shkruan sot Koha Ditore.

Trajneri kujton edicionin e kaluar, ku Prishtina ishte në këtë pozitë që është sot, por në fund humbi titullin.

"Në këto pozita kemi qenë edhe ne para një viti, kemi qenë edhe 4 pikë përpara vendit të dytë dhe kemi humbur kampionatin nga Drita", ka thënë Josa.

Josa nuk ishte në festë, ku këndoi disa këngë të tij edhe nënkryetari i Prishtinës, Afrim Muçiqi.

Nënkryetari Muçiqi ka thënë se festa ishte e paplanifikuar.

"Ka qenë festë spontane ku kanë qenë disa futbollistë. Është normale festa pas çdo fitoreje, por ende është herët, sepse ka ende ndeshje për t'u zhvilluar deri në fund", ka thënë Muçiqi/ Faton Polisi. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).