Sport

Coutinho mungon tre javë shkaku i lëndimit

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Philipe Coutinhos, për së paku tre javë.

Coutinho ka pësuar një lëndim, i cili mendohet të jetë nga ndeshja e së martës në Ligën e Kampionëve ndaj Interit, transmeton KTV.

Skuadra katalunase ka bërë të ditur se braziliani pas një lëndimi të pësuar në këmbën e majtë, nuk do të mund të paraqitet në ndeshjen e ardhshme.

Një nga ndeshjet derbi ku do të mungojë Coutinho, është ajo me Atletico Madridin që luhet më 24 nëntor.

26-vjeçari këtë sezon me Barcelonën, në 16 ndeshje ka shënuar pesë gola dhe katër asistime.