Sport

Torreira ndihet krenar për krahasimin me Vieiran

Lucas Torreira thotë se ndihet shumë krenar që është krahasuar me legjendën e Arsenalit, Patrick Vieira.

22 vjeçari është duke kaluar një formë të jashtëzakonshme me Arsenalin në këtë sezon, ku së bashku me Granit Xhakën janë bërë shtylla në mesfushën e “Topçinjve”, transmeton Koha.net.

“Nëse fansat më krahasojnë mua dhe lojën time me Patrick Vieiran është fantastike. Kjo më bën shumë krenar, por më duhet rritem paksa para se të jem i gjatë sa ai. Por, ai ishte një lojtar i jashtëzakonshëm, më kujtohet kur zgjohesha herët në Uruguai për ta shikuar atë. Ndihem shumë i lumtur dhe po shikoj ta ndihmoj ekipin”, është shprehur Torreira.